Departamenti i Tekstilit dhe Modës (DTM) është një nga Departamentet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Dega e Inxhinierisë së Tekstilit themelua në vitin 1968 në qytetin e Beratit si Dega e Tekstilit në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Plani mësimor bazohej në sistemin 3 vjeçar me kohë të pjesshme. Pas ndryshimit të planit mësimor në vitin 1984 nga 3 vjet në 4 vjet e gjysmë në Inxhinieri Tekstili, njësia u quajt Katedra e Tekstilit në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Në vitin 1994 Katedra e Tekstilit mori emërtimin Departamenti i Tekstilit. Programi akademik përfshinte të gjitha lëndët e nevojshme për lëshimin e diplomës në Inxhinieri Tekstili. Me qindra janë specialistët e diplomuar në fusha të ndryshme si filaturim, tezgjahim, trikotim dhe industrinë e prodhimit të veshjeve.
Brezi i parë i pedagogëve u diplomuan në Universitetin Politeknik të Lodz-it në Poloni. Disa nga figurat më të shquara të këtij brezi janë Prof. Dr. Taxhedin Baholli, Ing. M.Sc. Kozma Xhero, Ing. M.Sc. Eva Budina, Ing. M.Sc. Shega Shapllo, Ing. M.Sc. Magdalena Ktona, etj. Me kalimin e viteve stafi pedagogjik i departamentit është zgjeruar. Shumë prej tyre janë të diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës por ka edhe pedagogë që janë diplomuar në universitete ndërkombëtare si p.sh. E.N.S.I.T. Mulhouse (FRANCE). Disa prej tyre janë Prof. Dr. Artan Sinoimeri, Dr. Arjan Greva dhe Dr. Albana Petrela.

Historia e Departamentit të Tekstilit dhe Modës është e lidhur ngushtë me përkushtimin e madh të stafit akademik. Zhvillimi i programit akademik dhe mësimdhënia, kërkimi shkencor dhe përgatitja e botimi i artikujve shkencor janë disa nga rezultatet e këtij përkushtimi. Gjithashtu Departamenti ka marrë pjesë në shumë projekte kombëtare dhe ndërkombëtare bashkëpunimi, konferenca dhe workshop-e.

Drejtues të Departamentit Tekstil dhe Modë 1984 – 2014

Ing. M.Sc. Kozma Xhero Shef i Katedrës së Tekstilit 1984 – 1987
Ing. M.Sc. Eva Budina Shef i Katedrës së Tekstilit 1987 – 1991
Ing. M.Sc. Shega Shapllo Shef i Katedrës së Tekstilit 1991
Dr. Ing. Albana Petrela Shef i Katedrës së Tekstilit 1991 – 1994
Dr. Ing. Albana Petrela Shef i Departamentit të Tekstilit 1994 – 2001
Prof. Dr. Genti Guxho Përgjegjës i Departamentit të Tekstilit dhe Modës
Zv. Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike
2001 – 2008
2012 – 2014
Prof. Asoc. Dr. Ermira Shehi Përgjegjës i Departamentit të Tekstilit dhe Modës 2008-2012
Prof. Dr. Genti Guxho Përgjegjës i Departamentit të Tekstilit dhe Modës
Zv. Rektor i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike
2014 – e në vazhdim