Ky laborator aktualisht është unik në UPT. Ai përmban dy linja të prodhimi të veshjeve, makina të trikotimit, makinë prestarie, ploter industrial, tezgjah vertikal dhe horizontal, skaner antropometrik
3D dhe rrjet kompjuterik me 20 kompjuterë në të cilët janë instaluar programet LECTRA (Lectra Modaris, Kaledo Style, Diamino) për përgatitjen e skicave, modelimin, përgatitjen e kallëpeve dhe shumëfishimin e tyre për prodhim industrial.
Laboratori është vendi i praktikës mësimore për modelim, prerje dhe qepje. Laboratori i ofron bizneseve të vogla e të mesme private dhe institucioneve shtetërore asistencë për dizenjimin dhe modelimin e
veshjeve, tezgjahimin, trikotimin, tapicerinë dhe optimizimin e lëndës së parë për veshje e këpucë.