Ky laborator i shërben stafit akademik dhe studenteve për lëndët e kontrollit të cilësisë, teknologjisë industriale, strukturës së tekstileve të sheshta dhe tapicerive. Të gjitha pajisjet përputhen plotësisht me standardet dhe teknologjinë më të fundit.
Pjesë e punës së përditshme të laboratorit është kryerja e testimeve dhe analizave laboratorike në lëndë të parë, produkte të gatshme dhe gjysmë të gatshme, pëlhura të trikotuara e tezgjahuara, veshje, lekurë/këpucë, qilima e tapiceri.
Laboratori ka marre pjesë vazhdimisht në testime ndërlaboratorike dhe testime zotësie me laboratorë të rëndësishëm të fushës në Europë.

Person kontakti: Genti Guxho (email: gguxho@fim.edu.al), Majlinda Hylli (email: mhylli@fim.edu.al)