Laboratori është akredituar për herë të parë në Maj 1996 nga Drejtoria e Standardizimit dhe Cilësisë duke shërbyer si qëndra e vetme e vlerësimit të konformitetit për tekstilet dhe lëkurën në Shqipëri dhe si e tillë ofron shërbimet e saj edhe për sipërmarrjet prodhuese. Laboratori është akredituar në mënyrë të përsëritur nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (2001, 2005, 2006, 2011) për testimin e materialeve tekstile dhe lëkurës. Testimet e kryera janë konform standardeve ndërkombëtare ISO, EN, DIN etj.