Atelieri i projektimit dhe dizenjimit është një investim relativisht i ri në infrastrukturën e Departamentit
të Tekstilit dhe Modës. Ai shërben si qendër mësimore dhe praktike për stilistet e rinj. Stafi akademik përpiqet vazhdimisht që të përmirësojë aftësitë dhe njohuritë e veta me zhvillimet më të fundit teknologjike, si nëpërmjet punës individuale ashtu edhe nëpërmjet trajnimeve brenda dhe jashtë vendit.
Atelieri i projektimit dhe dizenjimit u shërben moduleve të ndërtimit të veshjeve, dizajnit, modelimit, teknologjisë së prodhimit të veshjeve, vlerësimit të cilësisë së veshjeve, optimizimit të parametrave teknikë të qepjes dhe programeve mësimore në të gjitha ciklet e studimit.