Investimi i Departamentit tek burimet njerëzore nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme të stafit si dhe pajisjes me aparatura i është përshtatur më së miri jo vetëm aktivitetit mësimdhënës por edhe kërkimit shkencor.
Stafi ka marrë pjesë në mënyrë aktive në shumë projekte kombëtare dhe ndërkombëtare të financuara nga institucionet e huaja dhe qeveria shqiptare.
– Studim kërkimor për industrinë e lehtë në Shqipëri (Ministria e Industrisë, 1995)
– Studim mbi preferencat e konsumatorit (ISPIL 1996)
– Studim mbi nevojat e konsumatorit (USIS 1998)
– Studim mbi cilësinë e fibrave të leshit në Shqipëri (Qeveria shqiptare 2005)
– Studim mbi standardet shqiptare për tekstilet në bashkëpunim me DPS (2003 e në vazhdim)
– Dixhitalizimi i dizenjimit të veshjeve (2006)
– Projekti kombëtar mbi matjet antropometrike dhe uniformat e reja të policisë së shtetit shqiptar (2007)
– Rritja e kapaciteteve teknike dhe didaktike të Departamentit të Tekstilit dhe Modës në fushën e kontrollit të cilësisë së tekstileve dhe produkteve me përbërje tekstili (Banka Botërore 2007)
–Krijimi i hartës së burimeve të lëndës së parë për industrinë e tekstileve në Shqipëri (Qeveria e Shqipërisë, Projektet kombëtare, 2007 e në vazhdim)
– Projekti për Cilësi dhe Barazi në Arsimin e Lartë – përmirësimi i kapaciteteve të Departamentit të Tekstilit dhe Modës (Banka Botërore, Banka Evropiane e Zhvillimit dhe Qeveria e Shqipërisë)
– FP6 RETEXRESLAB – Përforcimi i kapaciteteve njerëzore dhe materiale për qendrën kërkimore të tekstileve në Shqipëri ( Komisioni Evropian 2007-2009)
– Projekti për Cilësi dhe Barazi në Arsimin e Lartë – Përmirësimi i laboratorit CAD/CAM në Departamentin e Tekstilit dhe Modës për projektimin dhe prodhimin e veshjeve (Banka Botërore, Banka Evropiane e Zhvillimit,
dhe Qeveria e Shqipërisë)
– Rritja e prodhimtarisë së prodhuesve shqiptarë të veshjeve (GIZ, 2010)
– Rritja e prodhimtarisë së prodhuesve shqiptarë të veshjeve (USAID, 2010-2013)

DTM ka në dispozicion burimet njerëzore dhe aparaturat e nevojshme për të ofruar shërbimet e mëposhtme:
– Projekte për prodhimin e lëndës së parë, tekstileve, veshjeve dhe këpucëve
– Konsulencë teknike për fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve
– Bashkëpunim me institute të tjera që kanë në fokus kërkimet shkencore
– Njohuri dhe asistencë për fushën e modës në Shqipëri
– Kontroll cilësie të lëndës së parë fibrore, pëlhurave, veshjeve dhe lëkurë/këpucëve

Duke filluar që nga viti 2008, DTM është anëtar me të drejta të plota i rrjetit ndërkombëtar AUTEX dhe kontribuon rregullisht me përgatitjen e artikujve për AUTEX Journal. Në vitin 2013 DTM u bë anëtar i SATRA-s (qendra e njohurisë teknologjike, kërkimeve shkencore dhe testimit për lëkurën dhe këpucët). Ky ishte rezultati i një përkushtimi të gjatë të stafit akademik dhe mbështetjes së vazhdueshme të drejtuesve të universitetit.