Çdo vit Departamenti i Tekstilit dhe Modës organizon Ditën e Modës si një aktivitet ku studentet prezantojnë punimet e tyre vetjake në formën e mini koleksioneve. Qëllimi i aktivitetit është promovimi i studentëve në profesionin e specialistit të lartë të teknologjisë e prodhimit, dizenjimit e modelimit të tekstileve, veshjeve dhe këpucëve. Ky aktivitet i përvitshëm sjell me pranë njësinë tonë akademike me institucionet shtetërore dhe sektorin industrial të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve.