Pas përfundimit të aplikimit të dy cikleve të para të diplomimit në Inxhinieri Tekstili dhe Modë, që finalizohen me dhënien studentit përkatësisht të diplomës së ciklit te parë të studimeve dhe të diplomës së së ciklit te dytë te studimeve, tashmë Departamenti i Tekstilit dhe Modës mundëson realizimin e ciklit të tretë të formimit në fushën e materialeve tekstile. Cikli i trete studimeve ne fushen e inxhnierise tekstile (perkatesisht materialet tekstile) eshte pjesë e Shkollës së Doktoraturës në “Inxhinieri Mekanike”, drejtimi “Materiale”, orientimi “Materiale Tekstili”. Shkolla e Doktorates është ngritur si bashkëpunim i të gjithë departamenteve të FIM.