Gjatë vitit akademik 2005-2006 u aplikua me sukses sistemi me dy cikle, Bachelor dhe Master, sipas marrëveshjes së kartës së Bolonjës. Niveli Bachelor përfshin module mësimore sipas ndarjeve te mëposhtme::

      • Module inxhinierie
      • Module profesionale
      • Module me njohuri të përgjithshme

Në nivelin Bachelor studentët mund të zgjedhin një nga tre drejtimet e mëposhtme për studime të mëtejshme:

      • Teknologji Tekstili dhe Menaxhim
      • Prodhim i Veshjeve dhe Fashion design
      • Përmbarim Kimik dhe Ngjyrim

Studimi i lëndëve profesionale fillon në semestrin e dytë te vitit të parë dhe vazhdon deri në semestrin e gjashtë (viti i tretë). Niveli Bachelor përfundon me punimin dhe mbrojtjen e temës se diplomës.
Pas përfundimit të nivelit Bachelor studentët kanë mundësinë që gjatë dy viteve të ardhshme të vazhdojnë studimet në fushën e zgjedhur prej tyre në nivelin Master.
Departamenti i Tekstilit dhe Modës, përveç dy niveleve Bachelor dhe Master Shkencor, ofron:

      • Master Profesional (Fashion Design) Part-Time, – 60 ECTS
      • Master Profesional në Inxhinieri Tekstilidhe Modë – 90 ECTS
      • Shkollën e Doktoratës për Materiale Tekstili
      • Kurse afatshkurtra të kualifikimit në CAD/CAM, Kontroll Cilësie, Inxhinieri Industriale